Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se sot ishte ditë më e mirë për krejt Kosovën, pasi u konfirmuan vetëm tetë raste të reja me COVID-19, krahasuar me dje, ku ishin regjistruar 24 të infektuar.
Ahmeti tha se kjo jep shpresë për të ardhmen e afërt, duke shtuar se të testuarit negativ duhet të qëndrojnë në vetizolim.
“Sot ditë më e mirë për krejt Kosovën, 8 raste të reja (dje 24), e Prishtina 0 (dje 4). Kjo na jep shpresë për të ardhmen e afërt. Maskat janë shumë me rëndësi”.
“Të testuarit, edhe pse negativ duhet të qëndrojnë në vetëizolim”, shkroi Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.