Ndonëse në ditët e fundit ka filluar një trend i rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë aktualisht është vetëm një i prekur me coronavirus.
E në konvikte aktualisht po qëndrojnë 1 mijë e 600 studentë.
Drejtori i QS-së, Fatmir Sfishta, ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat në mënyrë që të kontrollohen të gjithë studentët.
Sipas Sfishtës, në secilën dhomë është i vendosur vetëm nga një student.
“Një studentë në një dhomë. Në raste të veçanta familjar janë vëllai me vëlla dhe motra me motër”, tha Sfishta për EO, shkruan Reporteri.net.
Tutje Sfishta ka theksuar se ushqimi shpërndahet tek studentët, të cilët e marrin atë paketuar duke respektuar rekomandimet e IKPShK-së.
“Sa i përket vendosjes dhe menaxhimit në Qendrën e Studentëve, ky nuk do të jetë shkak që të rritet infeksioni sepse këta studentë janë vendosur në atë mënyrë që të ruhen edhe nga bartja e infeksionin dhe kemi respektuar të gjitha rekomandimet që kanë dalë nga IKShPK”, ka thënë ai për EO.
“Studentët ushqehen në mensë dhe e marrin ushqimin e paketuar”, ka shtuar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.