Qyteti i Rahoveci edhe sot është përfshirë nga rrebeshe të mëdha shiu, që janë shoqëruar me erë e vende-vende edhe me breshër.
Përveç dëmeve eventuale që mund të jenë bërë në prona publike e private, familja e Jemin Thaçit nga fshati Kramovik ka humbur më së shumti, pasi që rrufeja ka goditur shtëpinë e saj.
Sipas fotografive që ka siguruar RahoPress në komunikim me kryetarin e fshatit Kramovik, Binak Berisha, kulmi i shtëpisë së familjes Thaçi është goditur nga rrufeja, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme të një oxhaku dhe kulmit të shtëpisë.
Nga kjo fatkeqësi natyrore, nuk ka pasur ndonjë pasojë në njerëz. Me rastin janë duke u marrë organet kompetente, pasi që në vendngjarje ka dalë Policia e Kosovës dhe Njësia e Zjarrfikësve.
Kujtojmë se ditë më parë vetëtima ka djegur një shtëpi edhe në një fshat të Malishevës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.