×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosja e Albin Kurtit, në Prishtinë ka fituar më shumë vota se të gjitha partitë bashkë

    Reporteri
    15 Shkurt 2021 | 13:15

    Lëvizja Vetëvendosje po udhëheqë bindshëm në shumicën e komunave të Kosovës. Në kryeqytet ajo ka më shumë vota se të gjitha partitë bashkë.


    Tashmë kur pothuajse janë numëruar të gjitha votat e rregullta (99.78 %) Lëvizja Vetëvendosje ka 62.289 vota apo përkthyer në përqindje 64.13 për qind.

    Lidhja Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 16.654 vota, pasuar nga PDK-ja me 11.643 vota, AAK-ja me 3.393 vota Nisma me 1.313, pastaj edhe partitë tjera të vogla të cilat nuk kalojnë mbi 500 vota.

    Të gjitha partitë bashkë i kanë 34.837 vota, pak më shumë se gjysma e LVV-së e cila ka 62.289.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!