×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Vetëvendosje insinuon se rrahja në Kuvend lidhet me Beogradin dhe Dialogun

    Reporteri
    13 Korrik 2023 | 13:31

    Lëvizja Vetëvendosje ka bërë edhe një reagim pas përleshjes masive mes deputetëve të opozitës e pozitës në Kuvendin e Kosovës.

    Partia në pushtet ka shkruar se “krimi i organizuar dhe dora e zgjatur grusht nuk i ndalë në sjelljen e rendit dhe kushtetushmërisë në Republikë”.

    VV insinuon se ngjarja në Kuvend është e lidhur me Beogradin, teksa thotë se kjo po ndodhë pikërisht në kohën kur  Qeveria është në një moment të rëndësishëm të ballafaqimit diplomatik dhe jo vetëm me Serbinë.

    Kjo, VV thotë se u pengon atyre që  nuk duan shtetësinë, demokracinë dhe ligjin e Kosovës, teksa i sulmon deputetët e opozitës, disa nga të cilët i quan “bandë rrugaçësh”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Reagimi i plotë: “Krimi i organizuar dhe dora e zgjatur grusht nuk na ndalë në sjelljen e rendit dhe kushtetushmërisë në Republikë. Sot në Kuvendin e Kosovës dora e zgjatur e atyre që nuk e duan shtetësinë, demokracinë dhe ligjin e Kosovës, u përpoq të bëhet grusht.

    Teksa kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim duke treguar për betejën e Republikës së Kosovës për shtrirje të rendit e të ligjit në veri të vendit, disa deputetë të PDK sulmuan me grushta, si një bandë rrugaçësh, kryeministrin dhe ministrat e Kosovës.

    Ky sulm po bëhet ndaj qeverisë së parë të Kosovës e cila nuk e ka asnjë ministër apo zv.ministër të kontrolluar nga Beogradi. Ky sulm po bëhet pikërisht në një moment të rëndësishëm të ballafaqimit diplomatik e jo vetëm të Kosovës me Serbinë.

    Ky sulm erdhi si veprim i koordinuar mes degëve të ndryshme të së njëjtës bandë: disa prej tyre i thonë vetes deputetë, disa i thonë vetes gazetarë, e disa protestues. Por Kosova do të ecë përpara në konsolidimin e shtetësisë së saj, pavarësisht sulmeve të tilla.

    Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar për drejtësi dhe kriminelët që kanë dëmtuar shoqërinë e shtetin tonë për t’u pasuruar padrejtësisht, nuk do të amnistohen”.

    Pak më parë ka reaguar edhe Partia Demokratike e Kosovës, deputetë të së cilës ishin të përfshirë në përleshje.

    Sipas PDK’së, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka qenë ai që e ka provokuar incidentin dhe e ka goditur i pari me shishe deputetin Mergim Lushtaku.

    “Sikur të mos u mjaftonte fyerja që i bënë shtetit të Kosovës, veteranëve të UÇK-së, akterëve politik shqiptarë, popullit të Kosovës, para shërbëtorëve të Radojçiqit, sot, në Kuvendin e Kosovës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në vend që të ndihej i turpëruar dhe të jepte llogari për përgjimet, provokoi opozitën duke i hequr fotografinë që ata i vendosën në foltore.

    Madje, ishte pikërisht zëvëndëskryeministri Bislimi i cili i pari e goditi me mjete të forta, shishe, deputetin Mërgim Lushtaku”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Reporteri.net/

    PDK dënon ashpër sulmin e zëvendëskryeministrit Bislimi ndaj deputetit Lushtaku

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!