Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pas publikimit të deklarimit të pasurisë të kryeministrit Albin Kurti.
Në një shkrim në Facebook, Arlind Manxhuka nga zyra për media e LVV-së, ka thënë se është e pavërtetë që Albin Kurti merr pagë 2 mijë e 700 euro.
Ai ka sqaruar se Kurti ka marrë pagë në LVV deri në momentin që është emëruar kryeministër I Kosovës.
“Ne vet deklarimin e pasurisë shihen ne kllapa muajt kur ai ka marre pagën si kryetar, pra deri ne momenti sa nuk ka qene kryeministër. Nga momenti kur është votuar ne krye te qeverise ai merr vetëm pagën si KM dhe jo dyjat, asnjëherë. Shihet qartë edhe në vet deklarimin e pasurisë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.