Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli sonte në një intervistë për Gazetën Online “Reporteri.net” ka deklaruarse VV dhe LDK i kanë dërguar njerëz për të bërë koalicion.
Nga Lëvizja Vetëvendosje i janë përgjigjur Veselit duke mohuar një gjë të tillë.
Haki Abazi zëvendëskryeministër në detyrë nga VV ka thënë se nuk kanë çuar njerëz te PDK për ta lutur për koalicion qeverisës, por ka shtuar se nuk mund ta dijë saktë kujt i është referuar Veseli, pasi VV i ka mbi 50 mijë anëtarë.
“Jo, absolutisht jo”, ka thënë Abazi në T7, shkruan Reporteri.net, duke shtuar se po të ishte ashtu, kryeministri dhe kryetari i VV-së dhe dhe njerëz tjerë të partisë nuk do ta fshehnin.
“Nuk mund ta dijë se i kemi mbi 50 mijë anëtarë, nuk e di kujt i referohet z. Veseli. PDK duhet ta merr mundin në opozitë të reformohet”, ka thënë ai.
Abazi më tej tha se megjithatë në PDK ka pasur disa elemente pozitive, siç tha me largimin e disa njerëzve që kanë qenë pjese e PRONTO-s.
“I duhet një mandat në opozitë që i kthehet shtetformimit”, tha Abazi. /Reporteri.net/.