×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet lokale

    Vetëvendosje zyrtarizon Hajrulla Çekun si kandidat për kryetar të Prishtinës

    Reporteri
    18 Qershor 2025 | 18:30

    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar zyrtarisht për kandidaturën e Hajrulla Çekut për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

    Lajmin e ka dhënë Arben Vitia, duke theksuar se “në mënyrë unanime qendra e Prishtinës zgjodhi të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës nga LVV-ja, Hajrulla Çeku.

    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka cilësuar Çekun si njeri të “kulturës e patriot”.

    Sipas tij, me “Hajrulla Çekun do ta bëjmë një qytet që do të hyjë në hartën e kryeqyteteve e Evropës”.

    Hajrullah Çeku ka shërbyer si Ministër i Kulturës në Qeverinë Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!