Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, mbrëmë në një emision televiziv ka thënë se “historia do ta cilësojë Ibrahim Rugovën o për tradhëti, o për budallaki, o për raki”.
Ndaj kësaj deklarate të tij ka reaguar publicisti Veton Surroi, i cili vlerëson lart figurën e ish-presidentit të ndjerë.
Surroi thotë se historia do ta cilësojë Rugovën për maturi dhe mbrojtje të popullit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Në fakt , me të gjitha kritikat që mund t’i bëhen, historia do ta cilësojë për maturi,mbrojtje të popullit të Kosovës nga luftërat e zhbërjes së ish Jugosllavisë, përpjekje për koncensus kombëtar dhe për krijim të përkrahjes së paprecedent të Perëndimit për Kosovën dhe kauzën demokratike shqiptare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.