×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura e godet çiklistin në Pejë

    Reporteri
    18 Tetor 2020 | 11:53
    Ilustrim

    Një veturë ka goditur një person sot rreth orës 11:00 në Vitomiricë të Pejës.


    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, shkruan Reporteri.net.

    Ai bëri të ditur se i aksidentuari është një çiklisht dhe është dërguar për trajtim në spital pas lëndimeve të marra.

    “Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:45 mes një automjeti dhe një çiklisti, si pasojë e aksidentit çiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Rugova. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!