×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura godet një këmbësor në Prizren, kjo është gjendja e tij

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 9:47

    Në mëngjesin e së enjtës një person është goditur nga një veturë në qytetin e Prizrenit.


    Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net Policia Rajonale e Prizrenit.

    “Sot në ora 08:00 të mëngjesit një person është goditur nga vetura në rrugën ‘Tirana’, Personi është i vitit të lindjes 1931, pra 88 vjet”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj për Reporteri.net.

    Ai ka thënë se gjendja e personit është e rëndë dhe është transferuar në QKUK për mjekim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!