×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura godet një person me nevoja të veçanta te “Pallati i Rinisë” në Prishtinë

    Reporteri
    11 Tetor 2021 | 22:02

    Një aksident ka ndodhur në orët e mbrëmjes ku në të janë përfshirë një veturë dhe një person me nevoja të veçanta i cili po lëvizte me mjetin e tij.

    Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person.

    “Rreth orës 20:00, është pranuar informata për një aksident komunikacioni rrugor të ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një person me aftësi të kufizuar i cili po lëvizte me mjetin e tij. Lëndime ka pësuar një person. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, tha Borovci për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!