×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura godet për vdekje 59-vjeçarin që po ngiste biçikletën në Vushtrri

    Reporteri
    12 Qershor 2021 | 21:40

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Vushtrri, në rrugën “Lumni Surdulli. Si pasojë e aksidentit një 59-vjeçar ka mbetur i vdekur.


    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:40. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe 59-vjeçari (viktimë) që ishte duke ngarë një biçikletë.

    “Ndërsa ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit, është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

    Aksident trafiku me fatalitet

    Një aksident trafiku me pasojë fatale ka ndodhur sonte rreth orës 19:40, në rrugën “Lumni Surdulli” në Vushtrri.

    Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një çiklist ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën viktima çiklisti i moshës 59 vjeçar.

    Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, kanë nisur hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal.

    Ndërsa ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit, është caktuar masa e ndalimit policor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!