Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën Gjilan-Prishtinë te Liqeni i Badovcit.
Një veturë ka rënë në Liqen ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona.
Gazeta Online Reporteri.net mëson se kërkimet kanë zgjatur mbi 7 orë, ku ekipet e kërkim-shpëtimit arritën mëngjesin e sotëm t’i gjejnë viktimat.
Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se ekipet mjekësor kanë konstatuar vdekjen e viktimave në vendin e ngjarjes.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.