×
  • Lajme
  • Lajme

    Visar Ymeri publikon postimet e zyrtarëve të VV-së ku e quanin tradhtarë se kishte respektuar himnin

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 22:11

    Ish-kryetari i Vetëvendosjes dhe anëtari i PSD-së, Visar Ymeri ka publikuar në Facebook postimet e zyrtarëve të VV-së Elvis Hoxhës dhe Boiken Abazit kur e quanin tradhtar vitin e kaluar se e kishte respektuar himnin e Kosovës në Kuvendin e Kosovës.


    Ymeri shkruan se tash kur Kurti sot respektoi himnin e Kosovës, a i ka tradhtuar edhe ai bindjet e veta, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë i Ymerit:

    Këto dy akuza ishin postuar nga ‘policia morale’ e VV-së kur për 10 Vjetorin e Pavarësisë isha ngritur në këmbë për himnin e Republikës së Kosovës.

    Tash kur e gjithë VV u ngritën në këmbë këta nuk flasin. A i ka tradhëtuar edhe Albini bindjet e veta? A do të tradhëtojë edhe ai deri në fund? Sa të rëndë e ka çmimin e shitjes?

    Këtu jane dy mundësi:

    1. Boikeni dhe Elvisi po ashtu kanë ndryshuar qëndrimet (janë shitur);

    2. (Atëherë dhe tash) janë vetëm vegla që reagojnë me porosi, e jo sipas bindjeve.

    https://www.facebook.com/visar.ymeri.5/posts/10156921221853456

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!