Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron për vizitë tek babai i tij i sëmurë në QKUK, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Me të arritur në QKUK, Thaçi u prit me brohoritjet “UÇK-UÇK”, ndërsa përshëndeti me dorë edhe qytetarët që ishin mbledhur.
Me të marrë vesh, tashmë është rritur numrin i tyre që po presin për ta parë nga afër ish presidentin Thaçi.
Për vizitën e Thaçit, Nga Dhomat e Specializuara në thanë për Reporteri.net se ajo u lejua për arsye bindëse humanitare.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara në Hagë, Michael Doyle tha për Gazetën Online Reporteri.net se për arsye bindëse humanitare u mundësua vizita e Thaçit te babai i tij.
“Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të Hashim Thaçit për ta takuar babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, tha ai Michael Doyle për Reporteri.net.
/Reporteri.net/