×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjedhje edhe brenda Parlamentit Evropian? Raportuesja për Kosovën zbulon se çfarë po ndodhë atje

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 20:45

    Eurodeputetja, njëherit raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se gjëra si laptopë, kamera dhe disqe po vidhen rregullisht brenda zyrave private të institucionit ku ajo punon prej kolegëve nga zyrat tjera.


    Cramon përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, të cilit i ka bashkëngjitur edhe disa fotografi, tha se vazhdimisht po vidhen gjërat në PE.

    “Mirë se vini në Parlamentin Evropian ku laptopët, kamerat, disqet me informacione të ndjeshme vidhen rregullisht nga zyrat private. Zgjidhja? Bëhuni krijues, merrni kasafortën më të rëndë që keni, mbusheni me të gjitha gjërat e vlefshme dhe rrini vigjilentë! “, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!