×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vjen veç për pare, a doni me ia shti flakën naj kerri”, Haki Abazi debaton me Adem Hoxhën në Kuvend

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 11:31

    Deputetët e Listës Serbe janë kthyer në Kuvendin e Kosovës, pas pesë muajsh mungesë.

    Të enjten ata kanë zënë ulëset e tyre në Kuvend.Rikthimi i tyre është përcjellë edhe me debat mes deputetësh. Ka qenë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, që iu drejtua deputetit të regjistruar si i pavarur, Adem Hoxha me akuza se në Kuvend vjen “veç për para”.

    Po ashtu Abazi i është drejtuar Hoxhës, i cili ndonëse i regjistruar si i pavarur është pjesë e GP të Listës Serbe, edhe me fjalët se “a po doni t’ia shtini flakën naj kerri”.

    Deputetët e rinj të Listës Serbe ishin betuar në mes të nëntorit, para se 9 të kaluarit të dorëhiqeshin, pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!