×
  • Lajme
  • Lajme

    Blic: Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku votuan kundër mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 20:21

    Gazeta Blic nga burime të saja raporton se kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe ministri Lumir Abdixhiku votuan kundër procedimit të mocionit ndaj qeverisë.


    “Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku votuan kundër procedimit të mocioni”, thonë burimet e Gazeta Blic.

    Sipas këtyre burimeve, kryetarja e Kuvendit nuk u pajtua me mocionin e kërkuar nga anëtarët e kryesisë së LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

    Ndërsa, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, ka thënë se partneri i koalicionit, VV-ja, ka shkelur në disa pika marrëveshjen për bashkëqeverisje. Ka folur edhe për mospajtimet rreth taksës ndaj mallrave të Serbisë, për çka LDK-ja insiston që të hiqet plotësisht dhe pa kushte, siç po kërkon SHBA-ja.

    Gjatë ditës, kryeministri Albin Kurti liroi nga pozita e ministrit Veliun, me arsyetimin se gjatë një interviste të mbrëmshme ka shpërndarë panik në kohën kur vendi po përballet me koronavirusin.

    LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë vetëm një muaj e gjysmë që janë në koalicion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!