Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dy ditë pas shkarkimit nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka nisur javën e relaksuar me vizitën në Komunën e Obliqit, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka thënë se ka filluar vizitat e gjelbra dhe vizitën e parë e ka nisur në njërën prej komunave më të të ndotura, ku gjenden termocentralet.
“Nga sot po i fillojmë vizitat tona të gjelbra. Po fillojmë me vizitën tonë të parë në komunën e Obliqit. Sic e dini e kemi përzgjedhur këtë komunë sepse është komuna ndër më të afektuarat, është vendi ku janë Kosova A dhe B. Për këtë arsye do të takohemi me kryetarin e komunës dhe me qytetarë të zonave më të afektuara për të diskutuar lidhur me rëndësinë e ambientit tonë. Gjatë këtyre ditëve e kemi kuptuar se ambienti i mirë nënkupton edhe shëndet të mirë dhe sidomos tash në kohë të pandemisë e dimë se nuk ka gjë më të rëndësishme se sa shëndeti. Nga sot po fillojmë me Obiliqin mirëpo i mirëpresim komentet dhe propozimet tuaja se ku do të duhej të ishte vizita jonë e radhës’, ka thënë ajo përmes një video-mesazhi.
Ajo ka thënë se shëndeti dhe ambienti i pastërt janë më të rëndësishëm se cdo gjë tjetër.
“Të flasësh për mjedisit do të thotë të flasësh për shëndetin. Gjatë muajve dhe viteve të kaluara e kemi parë që kjo në vacnti i afekton fëmijët dhe shëndetin e tyre. Numri i vdekjeve nga ambienti i ndotur është rritur prandaj ne duhet ta kondiserojmë si prioritet”, ka thënë ajo.
/Reporteri.net/