×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani flet për takimin me Kurtin

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 11:00

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, sot do të takohet me krerët e LDK-së për të biseduar për formimin e koalicionit qeverisës.


    “Në parim kanë pranuar të kenë koalicion me ne. Do të marrim pjesë unë dhe profesori Besnik Bislimi dhe nga ana e tyre do të jenë profesor Isa Mustafa si kryetar i LDK-së dhe kandidatja e LDK-së, zonja Vjosa Osmani”, ka thënë Kurti në Klan të Shqipërisë, por nuk ka dhënë detaje për orën e takimit.

    Për këtë takim ka folur sot edhe Vjosa Osmani e cila ka konfirmuar se takimi do të mbahet sot por nuk ka dhënë detaje më të hollësishme.

    Osmani sot ka qëndruar në zyret e LDK-së dhe pasi ka dalë nga aty është e shoqëruar nga Lumir Andixhiku, ka thënë para mediave se është duke shkuar në një takim me një delegacion gjerman, pa dhënë detaje tjera, shkruan Reporteri.net.

    E pyetur rreth takimit me Kurtin, Osmani tha se takimi do zhvillohet më vonë.

    Ajo nuk ka dhënë një orë të saktë, por ka lë të kuptohet se takimi do të zhvillohet pasdite.

    Takimi i Kurtit me krerët e LDK-së është paralajmëruar pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit ku e nxjerrin parti të parë Vetëvendosjen ndërsa LDK-në të dytën.

    Një koalicion qeverisës mes këtyre dy partive është i mundshëm pasi që këtë e ka paralajmëruar dje edhe Osmani nëpërmjet një postimi në Facebook. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!