Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka ftuar për një takim partitë parlamentare në Kosovë.
Ftesë kanë të gjitha partitë parlamentare, merr vesh gazeta online Reporteri.net me burime.
Ftesat e Presidentes kanë shkuar dje tek liderët e partive politike, derisa takimi është thirrur për sot pasdite, ndonëse ora e saktë nuk behët e ditur ende, raporton gazeta online Reporteri.net.
Marrë parasysh që ftesat janë dërguar “dje për sot”, takimi i thirrur nga shefja e shtetit duket të jetë “urgjent”. Po ashtu, takimi thirret dhe pritet të zhvillohet ndërkohë që Kryeministri i vendit Albin Kurti ndodhet në Bruksel, për “gjetjen e një zgjidhje” me Vuciqin për de-eskalimin e situatës në veri.
Të enjten në mesditë, Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në Presidencë edhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier. Ky i fundit, nga Prishtina, pas takimit me Osmanin, porositi Kurtin që sot në Bruksel t’a pranojë planin tre-pikësh të BE-së për de-eskalim të situatës në veri, pasi sipas tij, kjo është mënyra e duhur për të ndalur tensionet.
Hovenier: Kurti ta pranojë sot në Bruksel propozimin 3 pikësh të BE’së për de-eskalimin e veriut
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.