×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani merr 162 mijë vota, 20 mijë më shumë se Albin Kurti më 2017

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 10:45

    Me shumë gjasë është kandidatja më e votuar e këtyre zgjedhjeve në Kosovë.

    Vjosa Osmani në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur që t’ia sjellë Lidhjes Demokratike të Kosovës 162 mijë e 209 vota, duke e lënë pas kështu Albin Kurtin e Vetëvendosjes i cili në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 kishte arritur që t’i mbledhë 143 mijë e 642 mijë vota duke qenë lideri më i votuar në vend.

    Por, situata ka ndryshuar në këto zgjedhje. Vjosa Osmani, si kandidate nga LDK’ja për kryeministre ka arritur të marrë rreth 20 mijë vota më shumë se sa Albin Kurti në vitin 2017.

    Nga 200 mijë votat sa llogaritet që t’i ketë LDK’ja në zgjedhjet e 2019’ës, Vjosa Osmani ka arritur që t’i marrë 162 mijë e 209 vota.

    E ndërkohë për këto zgjedhje ende nuk dihet se sa vota i ka marrë në total Albin Kurti ngase ende nuk janë bërë të ditura listat.

    Mëgjithëkëtë, në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit të vitit 2018, Albin Kurti pati dal kandidati më i votuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!