×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani publikon një listë të shpenzimeve të kabinetit të saj dhe shpenzimeve marramendëse të kabinetit të Kadri Veselit

    Reporteri
    02 Janar 2021 | 13:44

    Kryetarja e Kuvendit dhe U.D. e Presidentit, Vjosa Osmani ka reaguar pas raportimeve se ajo shpenzoi rreth 2 mijë e 500 euro për tri ditë vizitë në Shqipëri, e që mëditje u raportua se ka marrë mbi 1 mijë euro.


    Osmani ka thënë se kjo nuk është e vërtetë, dhe se siç përcaktohet me ligj, të gjithë anëtarët e delegacionit, që sipas Osmanit kanë qenë diku 8, kanë marrë nga 39 euro në ditë mëditje, të cilat e kanë krijuar totalin që po përmendet.

    Tutje, Osmani ka thënë se vizita e saj në Shqipëri ka qenë ndër vizitat e rralla ku shpenzohet kaq pak për një vizitë zyrtare, shkruan Reporteri.net.

    Osmani ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë shpenzimet e të tjerëve dhe krahasimin me shpenzimet që ka bërë ajo.

    Ajo ka publikuar një grafik, ku shihet se sa ka shpenzuar kabineti i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli dhe sa ka shpenzuar kabineti i saj, për 11 muaj  sa është në këtë pozitë.

    Dallimet në shifra janë mjaft të mëdha.

    Siç shihet në grafik, kabineti i Vjosa Osmanit ka shpenzuar 1,478.20 euro për dreka zyrtare, derisa tek kabineti i ish-kryeparlamentarit Veseli figuron shuma prej 29,174.75 euro.

    Kabineti i Osmanit, për 11 muaj nuk ka shpenzuar asnjë cent për bileta udhëtimi, e po ashtu asnjë cent për mëditje.

    Për bileta udhëtimi tek kabineti i ish-kryeparlamentari Kadri Veseli,  janë shpenzuar 25,451.10 euro, gjersa shuma e mëditjeve që kanë marrë është 15,458.31 euro.

    Për mallra dhe shërbime, kabineti i Osmanit ka shpenzuar 2905.30 euro, gjersa për derivate ka harxhuar 6393.23 litra.

    Ndërkohë, kabineti i Veselit për mallra dhe shërbime ka shpenzuar 143,901.63 euro, ndërkaq për derivate ky kabinet ka harxhuar 22876.01 litra./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!