×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani takohet me ambasadoren e re të Kroacisë në Kosovë, flasin për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 12:33

    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot ambasadoren e re të Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.


    Ambasadorja Barishiq ka uruar Osmanin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kroacisë ta mbështesë Kosovën në proceset e ardhshme, njofton Klan Kosova.

    “Osmani duke uruar Ambasadoren Barishiq për mandatin e ri në Kosovë, uroi për vazhdimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Kroaci”.

    “Njëkohësisht, Osmani shprehu pritjet tona që Kroacia, e cila do të marr Presidencën e Këshillit të BE-së, do të përkrahë edhe më fuqishëm Kosovën në procesin tonë euro-integrues”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!