×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani takohet me presidentin kroat, flasin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur në luftë

    Reporteri
    17 Maj 2021 | 12:21

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani na kuadër të Samitit të presidentëve të rajonit Brdo-Brijun në Slloveni, ka takuar sot homologun kroat, Zoran Milanoviq.


    Në njoftim, të dy bashkëbiseduesit, marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve i kanë vlerësuar të shkëlqyeshme dhe janë shprehur ta gatshëm që ato të  intensifikohen në shumë sfera të interesit të përbashkët.

    “Në këtë kontekst është përmendur mundësia e bashkëpunimit në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës”.

    Presidenti Milanoviq ka thënë se Kroacia mbështet integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, sikundër edhe liberalizimin e vizave dhe rrugën evropiane.

    Në takim u bisedua edhe situata me pandeminë COVID-19, ndërkohë që presidentja Osmani falënderoi Kroacinë për dhurimin e një sasie të vaksinave.

    Në Samitin e presidentëve të rajonit Brdo-Brijun, presidentja Osmani pritet të ketë edhe takime me presidentët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!