×
  • Lajme
  • Lajme / Presidentja

    Vjosa Osmani uron kryetarin e ri të Ulqinit: Nuk jeni vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët

    Reporteri
    22 Qershor 2024 | 10:40

    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Genci Nimanbegun për marrjen e detyrës si kryetar i Komunës së Ulqinit.

    Osmani ka thënë se Ulqini është shtëpi e dytë për kosovarët.

    “Urime të përzemërta Genci Nimanbegu për marrjen e detyrës së re si kryetar i komunës së Ulqinit. Ulqini përherë është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët, duke manifestuar bujarinë e pakursyer. Si vëllezërit e motrat tona, por edhe duke qenë popull shtetformues në Mal të Zi, shqiptarët në këtë shtet do ta kenë përkrahjen tonë të pakursyer”, ka shkruar Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!