×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani i reagon Vuçiqit: Ju dhe disa të tjerë nuk mund ta prishni partneritetin LDK-VV

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 12:43

    Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq i ka dalë në krah kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, duke thënë se cirku me votat serbe u bë për ta futur në kurth atë, dhe sipas tij ishte lojë e LDK-së, për krijimin e një grupi më të madh parlamentar se Vetëvendosje dhe të imponohet Vjosa Osmani kandidate për kryeministre.


    Ndaj kësaj deklarate ka reaguar nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani e cila thotë se Vuçiqi ka arritur për fat të keq, ka arritur të mashtrojë disa diplomatë anekënd botës, të cilët i besojnë lotëve të tij të krokodilit dhe aktrimit të tij dramatik sa herë flitet për Kosovën, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Jo rastësisht Aleksandar Vucic ishte ministër i propagandës në kohën e Milloshevicit. Pikërisht këtë, propagandën pra, e bënë më së miri.

    Kështu, për fat të keq, ka arritur të mashtrojë disa diplomatë anekënd botës, të cilët i besojnë lotëve të tij të krokodilit dhe aktrimit të tij dramatik sa herë flitet për Kosovën. Por, askush në Kosovë nuk duhet të bie pre e konspiracioneve të Vucicit.

    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka ndërtuar dhe ka insistuar për parimin në bazë të të cilit kushdo që i fiton zgjedhjet edhe e propozon Kryeministrin.

    LDK nuk i punon askujt pas shpine e aq më pak nëpërmjet lojërave që janë produkt i mendjeve konspiracioniste siç është ajo e Vucicit.

    Të gjithë ne në LDK jemi të angazhuar që Qeveria e ardhshme LDK-VV të krijohet si partneritet mes të barabartëve dhe si marrëveshje ku mirëbesimi është alfa dhe omega e bashkëpunimit tonë.

    Vucic dhe disa të tjerë që po përpiqen e po investojnë në prishjen e një partneriteti të tillë do të përfundojnë duarthatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!