Vlora Çitaku për nismën e VV’së që të ndryshojë Ligjin për Zgjedhjet: Ky është shantazh dhe bullizëm politik

Ish-ambasadorja Vlora Çitaku ka reaguar pas nismës së VV-së për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.


Çitaku e ka quajtur të neveritshme metodën e përdoruar për të bërë ndryshimet e nevojshme në këtë ligj, pa debat e pa konsultime me opozitën e partitë politike.

Çitaku e ka quajtur këtë shantazh e bullizëm politik, shkruan Reporteri.net.

“Ligji për Zgjedhjet është instrumenti më i rëndësishëm për mirëmbajtjen e demokracisë në Kosovë.

Pra, pikërisht këtë demokraci në të cilën një parti opozitare fiton në mënyrë të pakontestuar 50% të votave.

Nuk po e kontestoj e as diskutoj përmbajtjen e ligjit. Por, po më neverit metoda e përdorur. Pa debat dhe pa asnjë konsultim, as me opozitën e as me shoqërinë civile.
Kjo nuk është demokraci. Ky është shantazh dhe bullizëm politik”, shkruan Çitaku në Facebook.