Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është ndër gratë për inspiruese në Ballkanin Perëndimor.
Cramon në një postim më Twitter, ka thënë se Ballkani Perëndimor është me plot gra frymëzuese që luftojnë për paqe dhe siguri në rajon.
“Cila nga gratë më ka inspiruar? Ballkani Perëndimor është me plot gra frymëzuese që luftojnë për paqe e siguri në rajon. Njëra nga to është Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Kosovës. Ajo nuk dorëzohet”, ka shkruar Cramon.
Which women have inspired me? The #WesternBalkans is full of strong, inspiring women who are fighting for peace and security in the region. One of them is @VjosaOsmaniMP Speaker of the Parliament of #Kosovo. She never gives up! #shecurity pic.twitter.com/cfpGNzOlHA
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) October 30, 2020
Kjo nuk është hera e parë që Cramon mbështet Osmanin. Pas rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe kritikave për këtë të Osmanit, diplomatja gjermane kishte thënë “se ajo ka të drejtë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.