×
  • Lajme
  • Lajme

    Von Cramon pasi Kosova u ngrit për 17 vende në luftën kundër korrupsionit: Shpërblim i vogël për të gjithë

    Reporteri
    25 Janar 2022 | 11:04

    Pas përparimit të Kosovës për 17 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka thënë se ky është një lajm i mirë.

    Në një postim në Twitter, Von Cramon e ka quajtur si shpërblim të vogël për të gjithë në Kosovë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Me të vërtetë lajme të mira për Kosovën sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kosova ka lëvizur lartë për 17 vende në indeksin e perceptimit të korrupsionit. Shpërblim i vogël për të gjithë në Kosovë”, ka shkruar Von Cramon.

    Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, duke u vlerësuar me 39 pikë – tri më shumë sesa vitin e kaluar – në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International.

    Një vit më parë Kosova kishte 36 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!