×
  • Lajme
  • Lajme

    Votuesit kapen duke fotografuar votat në Klinë dhe Istog

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 17:40

    Përfaqësuesja e DnV-së, Vlora Latifi, ka njoftuar për disa shkelje në komunën e Klinës dhe Istogut gjatë procesit zgjedhor.


    Megjithatë, ajo tha se nuk ka pasë ndonjë incident apo parregullsi të madhe, njofton Klan Kosova.

    “Parregullsitë që kemi identifikuar kanë qenë fotografimi i votës, më shumë ka pasë parregullsi në respektimin e masave kundër pandemisë. Një pjesë e komisionerëve ose të Këshillit të Vendvotimeve nuk i kanë mbajtur maskat dhe dorezat”.

    Po ashtu, Latifi tha që ka pasë edhe raste kur qytetarët nuk i kanë hequr maskat sa për t’u identifikuar kur ia kanë dhënë letërnjoftimet.

    “Në komunë të Klinës dhe Istogut, prej periudha të caktuara në vendvotime të caktuara, kemi 1-4 raste. Pra, është një numër i ndjeshëm i personave që kanë fotografuar votën”.

    Latifi ka thënë se ka një vetëdijësim të qytetarëve krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!