×
  • Lajme
  • Lajme

    Vozitësit u ankuan për rrugët e mbushura me borë, Ministria e Infrastrukturës thotë se janë të kalueshme

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 14:38

    Reshjet e borës sot e zunë në gjumë Ministrinë e Infrastrukturës.

     


    Mjaftoi të bie borë për pak orë dhe disa magjistrale në vend të bëhen vështirë të qarkullueshme, ashti si edhe autostrada “Ibrahim Rugova”.

    Megjithatë, nga Ministria e Infrastrukturës thonë se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

    Zëdhënësja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Fillojetë Konjuhi, ka deklaruar se që nga mbrëmë, ekipet për mirëmbajtje të rrugëve kanë dalur në terren, ndërsa intervenime janë bërë në disa zona malore.

    “Të gjitha rrugët janë të kalueshme nuk ka problem, as me fillimin e reshjeve nuk janë paraqitur probleme, pasi kompanitë kanë dal nëpër terren qysh nga mbrëmë meqë kanë qenë temperaturat e ulta, ku është intervenuar në disa vise malore”, tha Konjuhi për Telegrafin.

    Zëdhënësja e MIA-së, po ashtu bëri të ditur se nga 15 nëntori, të gjitha kompanitë e kontraktuara janë në dispozicion për mirëmbajtje të rrugëve.

    “Për shtatë regjione janë të angazhuara nga dy kompani, pra për secilin regjion nga dy kompani, ndërsa për autostrada janë veçantë të angazhuara tri kompani, të cilat janë në dispozionin ashtu siç është paraparë me kontratë, për hedhjen e kripës e mirëmbajtje të rrugëve”, tha Konjuhi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!