Një rast i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen Kolovica në Prishtinë ku si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri një person ka vdekur.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se viktima nuk ka arritur t’i përballojë plagët e shkaktuara, ndërsa ekipi mjekësor në QKUK ka konstatuar vdekjen e tij.
“Viktima e këtij rasti F.B. mashkull, nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, tha Ahmeti për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.