Babë e djalë janë sulmuar me thikë nga një person i dyshuar dje në Prishtinë. Sipas policisë sulmi ka ardhë si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve që djali kishte me disa persona.
Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.
Nuk raportohet për persona të arrestuar.
“VRASJE NË TENTATIVË/ Rr. Arben Xheladini, Prishtinë, 11.05.2022 – 19:30. Dy viktimat meshkuj kosovarë (babë e djalë) janë sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat kanë pësuar lëndime janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Deri te rasti ka ardhur pasi djali i viktimës kishte problem me disa persona”, thekson njoftimi i policisë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.