×
  • Lajme
  • Botë

    Vritet në Suedi kritiku i mirënjohur i liderit çeçen Ramzan Kadyrov

    Reporteri
    05 Dhjetor 2022 | 13:55
    Tumso Abdurahmanov, një bloger i njohur në YouTube që kritikoi ashpër Kadyrov dhe qeverinë e tij në Çeçeni, u largua nga Rusia në vitin 2015. Atij iu dha azil politik në Suedi.

    Kritiku i njohur i liderit çeçen Ramzan Kadyrov u vra në Suedi, raportoi RFE, përcjell Reporteri.net.

    Kolegët e blogerit çeçen Tumso Abdurahmanov i thanë shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë se ai u vra gjatë natës së 1-2 dhjetorit, duke konfirmuar raportet e mëparshme për vrasjen e tij.

    Autoritetet suedeze nuk kanë dhënë asnjë informacion për këtë çështje.

    Kanali Telegram i opozitës çeçene, 1ADAT, konfirmoi gjithashtu më 5 dhjetor se Aburahmanov ishte vrarë dhe se vëllai i tij Muhamad Abdurahmanov ishte nën mbrojtjen e forcave suedeze të sigurisë.

    Një raport se Abdurahmanov (36) është vrarë u shfaq në rrjetet sociale më 1 dhjetor, por nuk mund të konfirmohej.

    Realitetet Kaukaziane të Radios Evropa e Lirë dhe grupet opozitare çeçene raportuan se nuk ishin në gjendje të kontaktonin blogerin dhe se përfaqësuesit e tij thanë se nuk kishin qenë në kontakt me të apo me vëllain e tij.

    Zyrtarët suedezë i thanë Radios Evropa e Lirë më 2 dhjetor se nuk kishin informacion për vendndodhjen e Abdurahmanov.

    Në janar të vitit 2021, shtetasve rusë nga Çeçenia iu dhanë burgime të gjata në Suedi pasi u dënuan për tentativën e vrasjes së Abdurahmanov në shkurt 2020.

    Njëri prej tyre, Ruslan Mamayev, dëshmoi se ai vepronte në emër të autoriteteve çeçene, të cilët i premtuan se do t’i paguanin 50,000 euro./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!