×
  • Lajme
  • Lajme

    Vritet një person në Lipjan, arrestohen dy të dyshuar

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 10:08

    Një vrasje ka ndodhur afër QMI-së në Lipjan ku si pasoj e të shtënave ka mbetur i vdekur një person.


    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

    Kelani ka thënë se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona dhe është konfiskuar një armë zjarri.

    “Mund të konfirmojmë se sot më datë 06.05.2020 afër rrethit të QMI-së ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri ku sipas njoftimit të ekipeve mjekësore si pasoj personi/viktima ka ndërruar jetë nga plagët e marrura. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar. Po ashtu është konfiskuar edhe një armë zjarri e cila dyshohet se është përdorur në rast”, ka thënë Kelani. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!