“Unë kisha guxim të thoja atë që ju të gjithë e mendonit”, u ka thënë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, deputetëve opozitarë, derisa pranoi se ka qenë i mendimit se duhet të ketë demarkim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Po”, tha Vuçiç, “mendoja se demarkimi ishte zgjidhje”, në përgjigjen e tij ndaj deputetëve
“Por, e pash që ishte e pamundshme”, konstatoi ai.
Në linjën e arsyetimit të mendimeve të tij, Vuçiç tha se “vetëm një gomar nuk do ta kuptonte që diçka ka ndryshuar [në situatën me Kosovën] dhe se duhet ndërruar pozicionin”.
“Çfarë është zgjidhja korrekte ju më pyesni. Në këto 29 vite, gjendja ka ndërruar jo vetëm nga vullneti ynë, por edhe nga vullneti i fuqive të mëdha”, tha Aleksandër Vuçiç.
“Vetëm një gomar nuk do të vërente që diçka ka ndërruar dhe se duhet ndërruar pozicioni. Nuk mund të jetë më ajo çfarë ka qenë më 1999, ose 2008, ose 2010 ose 2011. E tëra sjell diçka me vete. Dhe, po, nuk po u fsheh asgjë. Mendoja se korrigjimi i kufirit ishte zgjidhje. E kuptova se ishte e pamundshme. Kisha guxim të thoja çfarë ju të gjithë mendonit se ishte zgjidhje, por nuk ishin të gatshëm ta thonit”, ka thënë presidenti serb.
Vuçiç në seancën parlamentare ku po diskutohet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë se “nuk do të devijoj nga parimet e 2011’ës dhe 2013’ës”.
“Kosovën nuk e njohim as direkt as indirekt”, ka thënë ai.
Nuk e pranojmë flamurin e Kosovës së pavarur, thotë Vuçiç
“Sot po shoh që të sigurohemi se mund të shkëmbejmë dhe mbjellim dredhëza me shqiptarët. Por do ta bëja pa flamurin e Kosovës, e sa për dredhëza, nuk kam problem me to. Mendoj se është e rëndësishme që këto ide për dredhëza të dëgjohen, sepse janë ide të mira”.
“Nuk mund ta lejoj veten të qëndrojë nën flamurin e Kosovës e pavarur”, ka thënë Aleksandër Vuçiç.
Vuçiç, opozitës: “Mund të keni dëshira të mëdha për Kosovën, por mundësitë i kemi të pakëta”