×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq ankohet që nuk po takohet me Thaçin: Dikur shiheshim çdo javë

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 10:59

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi mbrëmë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në të vërtetë nuk i tha presidentit francez atë çfarë ai realisht mendon.


    Vuçiç duke komentuar deklaratën e Thaçit që ai i kishte thënë Macronit se Prishtina është  për një marrëveshje paqeje me Beogradin, Vuçiq u shpreh se e kishte dëgjuar këtë nga Thaçi dy ose tre vjet më parë, transmeton Reporteri.net.

    “Ai është gati për një marrëveshje paqeje në të cilën ne do të njihnim Kosovën si të pavarur. Është sikur të dilja dhe të them se unë jam gati për një marrëveshje fantastike me BE-në,  të na transferojë 15 miliardë euro dhe se ne do të pranojmë që BE nuk ka bërë asgjë të keqe në të kaluarën. Ai e thotë atë sikur duhet të jemi të lumtur që do të na pranojnë”, u shpreh Vuçiq.

    Vuçiç tha se nuk kishte asnjë problem të fliste me dikë që ishte realist dhe racional, ndërkohë që sipas tij Thaçi, Macronit i tha vetëm atë që i pëlqente të dëgjonte.

    “Ai nuk e tha atë që vërtetë mendon. Ne kur shihemi, i themi njëri-tjetrit: ditë të mbarë, si jeni, natën e mirë, keni bërë këtë apo atë? Ajo që dikur shiheshim  një herë në javë, madje edhe çdo muaj. Por situata nuk është më e tillë për më shumë se një vit, përveç se kur shihemi në konferenca ndërkombëtare,  unë i them “mos bëni marrëzira rreth helmimit”, dhe ai më thotë diçka të tillë, dhe kjo është ajo”, tha ai, duke shtuar se nuk ka përparim, as edhe pas dyerve të mbyllura. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!