Gjithçka që është nënshkruar në Bruksel duhet të implementohet, por jo në përputhje me rregulloret e Kosovës, sepse nëse gjithçka shikohet në atë mënyrë, duhet të jetë në përputhje me rregulloren e Prishtinës ose Beogradit, pa ndryshuar asgjë, atëherë është e pamundur për të arritur ndonjë kompromis.
Kështu tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq, teksa insistonte për resoejtin të marrëveshjeve që u arritën në Bruksel.
Kësisoj ai ka komentuar deklaratën e zëdhënësit të qeverisë gjermane Stefan Seibert se gjithçka e nënshkruar në 2013 dhe 2015 duhet të realizohet dhe që Asociacionin duhet të zbatohet në përputhje me rregulloret e Kosovës, raporton Tanjug.
Ai shtoi se mesazhet nga Prishtina shpesh janë të paqarta për të, sepse sipas tij nuk janë racionale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.