Minuta më parë ka përfunduar takimi mes krerëve të Ballkanit Perendimor në Brdo të Sllovenisë, në kuadër të Samitit të Brdo-Brijunit.
Teksa pritet adresimi zyrtar i nikoqirëve presidentëve slloven Borut Pahor dhe atij kroat Zoran Milanoviq, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq foli për atë që ngjau në takim.
Duke iu referuar homologes kosovare, Vjosa Osmani vetëm si pala e Prishtinës , Vuçiq tha se nuk i pranon “komandat” e saj e cila deklaroi se Serbia duhet ta njeh Kosovën shtet të pavarur.
Presidenti serb tha se kjo nuk bënë kështu dhe Beogradi nuk punon me kërcënime.
Sipas Vuçiqit, pala serbe është e gatshme për zgjidhje kompromisi për arritjen e së cilës nuk ka gjasa reale.
Ndryshe në konkluzionet e Samitit që pritet të publikohen nuk është pranuar ideja e Vuciq që kur flitet për mos ndryshimin e kufijve në rajon të përmendet OKB-ja dhe rezolutat e saj .
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.