Rezoluta 1244 ka anët e saj të mira dhe të këqija, dhe ne ende nuk kemi asnjë dokument tjetër përveç tij, thotë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për Kosovën.
I pyetur për rikthimin në tryezën e bisedimeve, Vuçiq thotë se dialogu duhet të rifillojë, por siç është shprehur ai nuk pranojnë ultimatume nga Prishtina, shkruan Tanjug, transmeton Reporteri.
“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë, por nuk pranojmë ultimatume nga Prishtina, disa nga dëshirat e tyre shtesë në lidhje me orekset dhe aspiratat territoriale, vetëm mund të qeshim me ta. Do të kemi gjithmonë forcë të mjaftueshme për të thënë “jo” kundër asaj që është kundër interesave tona kombëtare. Ne jemi në favor të një kompromisi, i cili shpresoj se do të ndodhë, por tani për tani nuk ka zgjidhje”, tha Vuçiq.
Kujtojmë se Qeveria e re në krye me Avdullah Hotin gjatë javë së kaluar ka hequr masat e reciprocitetit me Serbinë, për t’i hapur rrugë rifillimit të dialogut me Serbinë. /Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.