Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një paraqitje për media pas një paneli që e pati me presidentin kosovar, Hashim Thaçi tha se gjatë ditës së nesërme do të bisedojë përmes telefonit me kancelaren gjermane Angela Merkel, shkruan Reporteri.net.
I pyetur nga gazetarët se cila do të jetë tema e kësaj bisede, Vuçiq u shpreh se natyrisht që do të flasë për Kosovën.
Ndër të tjera ai tha se do të diskutojë për Samitin e Parisit, i cili është paraparë të mbahet gjatë muajit tjerër, më 1 korrik.
Ndryshe, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai Serbisë, Aleksander Vuçiq janë përplasur gjatë ditës së sotme në Forumin e Sigurisë në Bratisllavë të Sllovakisë për tema të ndryshueshme si ajo për taksën dhe për asociacionin. /Reporteri.net