×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiqi ankohet tek ambasadori rus: Ditë të vështira për serbët e Kosovës dhe për Serbinë

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 17:40

    Presidenti i Serbisë Alaksandar Vuçiq gjatë bisedës që zhvilloi sot me ambasadorin rus në Beograd Aleksandar Çepurin, ka deklaruar se dy ditët e shkruar kanë qenë shumë të vështira për serbët në Kosovë dhe për Serbinë dhe se të gjithë hapat e Prishtinës dëshmojnë se asgjë më lehtë nuk do të jetë as në të ardhmen.


    Ai, siç njofton agjencia FoNet, ka shfaqur keqardhjen për “lëndimin e shtetasit rus, Michail Krasnoschenko”.

    Çepurin ka thënë se Rusia e “dënon me vendosmëri provokimin e padyshimtë” i cili, siç tha, është “shprehje e arrogancës së autoriteteve të Prishtinës”, ndërsa ka kërkuar “hetim të plotë e dënim për aktorët”.

    Ai ka shtuar se me kërkesat e Rusisë është njoftuar sekretari i Përgjithshëm i OKB-së si dhe misioni i KB-së në Kosovë.

    Vuçiqi e ka falënderuar Rusinë për ndihmën në mbrojtjen e integriteti territorial dhe sovranitetit të Serbisë.

    Çepurin ka premtuar se Rusia do ta vazhdojë këtë përkrahje për Serbinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!