×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Emërimet antikushtetuese në AKI, ky vendim do të adresohet si shkelje

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 17:53

    Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas emërimit të shefit të AKI-së dhe kryeinspektorit.


    VV i quan këto emërime antikushtetuese dhe pazar të PAN-it të vjetër, duke thënë se ky vendim do të adresohet për këtë shkelje të rëndë e paprecedent, shkruan Reporteri.net.

    Reagimi i VV-së:

    Emërimet antikushtetuese në AKI – pazar i PAN-it të vjetër

    Sot u njoftuam nga mediet për pazarin e ri të Thaçit e Haradinajt në kurriz të shtetit.

    Sa më shumë afrohet dita e largimit të PAN-it nga pushteti, aq më shumë po dalin në pah fijet që i mbajnë lidhur. Thaçi e mori drejtorin e AKI-së e Haradinaj e mori kryeinspektorin.

    Propozimi nga Haradinaj dhe dekretimi nga Thaçi për të dy këto pozicione është përveç të tjerave dhe antikushtetues. Në dy drejtime, sepse ish-kryeministri s’mund ta ushtrojë këtë kompetencë e Presidenti s’mund të dekretojë propozime nga një ish-kryeministër.

    Propozimet janë po ashtu emërime politike. I pari, ish-vartës i Hashim Thaçit në MPJ, u emërua si drejtor i AKI-së pasi që dështoi t’i mbrojë numrat e Z-mobile nga pozitat e drejtorit të bordit të ARKEP-it. I dyti u emërua kryeinspektor pasi dështoi të bëhej deputet i AAK-së, i cili mbahet mend për ankesat e tij rreth vjedhjes së votave që iu bënë nga brenda subjektit të tij. Duket se ky emërim ishte dhe rehatimi i tij.

    Sigurisht që me t’u konstituuar institucionet ky vendim antikushtetues do të adresohet për këtë shkelje të rëndë e paprecedent.

    Ditët e abuzimeve të PAN-it kanë mbaruar, po ashtu edhe mundësitë e tyre për ta rrënuar më tej rendin kushtetues.

    https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10156336825007000?__xts__%5B0%5D=68.ARBPsRe_4QdqKr2wumPhqtP-Oo7CY4m74ktKKWxxCQFm5NK776fQJRXZoLpm0kEK0Cw8PZn_o403DVpjUWf2ccJQPGSbsJJZdMNoofuZYKKtpYYghOcsNSsV2RXzH6YY_eNqmWHmtxXGQtDDpnS4coVcG5XoPdIbQlDQDnz6rRSP618UBzeZiMYkdfnsdQ0Em3wbSiAxm50LG6tqFFS0S22tEqoEXw4go9Ii0lanTxbqySyvRrkznmiC4Ldh5jHAlaqBW6Zc7yvNpbRWzlV9bd9lEYpGbpmPJb8LeUJk-jnV8_CZN1_czjF2jFZNDusyklgTthWuU300uQ&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!