×
  • Lajme
  • Lajme

    VV i kërkon kryesisë së Kuvendit që seanca për votimin e Qeverisë të thirret sot në ora 17:00

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 16:19

    Kosova sot pritet të bëhet me qeveri të re.


    Seanca për formimin e Qeverisë pritet të nisë në ora 17:00, kjo me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.

    Reporteri.net ka siguruar shkresëN që kjo parti ka dërguar në adresë të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

    Seanca sipas propozimit të LVV-së do të mbahet prej prej orës 17:00.

    Ndryshe, sot gjatë orëve të paradites është mbajtur seanca konstituive.

    Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit, ndërsa gjatë ditës Vjosa Osmani ia dorëzoi edhe pozitën e ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës.

    Pak kohë më pas, Konjufca nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ta propozoj mandatarin për Kryeministër. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!