×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja e pranon, u propozua të ndryshohej neni për kandidim të të dënuarve

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 23:52

    Lëvizja Vetëvendosje e ka pranuar se kishte tentuar të ndryshonte nenin për kandidim të personave të dënuar, në kuadër të ndryshimeve që i propozoi te Ligji për Zgjedhjet.


    Adnan Rrustemi nga kjo parti, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se “kjo s’është ndryshim por është harmonizim me nenin 70 të Kushtetutës së Kosovës.

    “Ne kemi qenë të bindur që vendimi i KQZ-së për të penguar kandidimin e Kurtit e Haxhiut, ka qenë i padrejtë. Ne s’kemi bërë kurrfarë ndryshimi, përveçse kemi marrë një nen të kushtetutës që flet për kufizimin për situatën kur deputeti humb mandatin. Është komplet ky paragraf ku thotë se personat e dënuar me një vit e më shumë burg në tri vitet e fundit nuk mund të kandidohen. Kushtetuta e konstaton se një i tillë humb mandatin”, ka thënë ai.

    Reporteri.net ka shkruar se propozim-ndryshimi i ligjit për zgjedhjet, i iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje, përveç se do t’u mundësonëte votuesve nga diaspora të votojnë në ambasadat e Kosovës në shtetet ku ata jetojnë, i mundëson edhe Kryeministrit Albin Kurti që në rast se shkohet shpejtë në zgjedhje të jetë bartës i Listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

    Kjo pasi propozimi-ndryshimi i ligjit zgjedhor riformulon piken q) të nenit 29, paragrafi 1, të Ligjit bazik, ‘sanksionin’ ligjor ky i cili Kurtit ia pamundësoi pjesëmarrjen në listën zgjedhore të partisë së tij, LVV, në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!