×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja e “pushton” Prishtinën me dhjetëra autobusë

    Reporteri
    04 Tetor 2019 | 20:26

    Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur tubimin e fundit për këto zgjedhje në sheshin Skënderbeu, në të cilin shpesh zakonisht i ka mbyllur fushatat.


    Kreu i VV-së, Albin Kurti, paralajmëroi sot për një tubim të madh në Prishtinë për të bërë të ditur, siç thotë ai, fitoren e të dielës.

    Ndërkohë, Reporteri.net ka siguruar disa pamje para nisjes së tubimit, ku shihen dhjetëra autobusë nëpër shumë pjesë të Prishtinës.

    Madje, vetë VV-ja kishte publikuar orarin e nisjeve nga qytete të ndryshme, duke i ftuar qytetarët të vijnë në Prishtinë për tubimin përfundimtar.

    Sidoqoftë, partitë e kanë akuzuar njëra-tjetrën vazhdimisht se po i bartin militantët nëpër qytete për të mbushur sa më shumë sallat dhe sheshet./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!