Lëvizja Vetëvendosje kanë konfirmuar se gjatë ditës së sotme do të dërgohet në Kuvend projektligj për amendamentimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari ka thënë se ky ligj do të shkojë në procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës, derisa ka konfirmuar se janë mbledhur nënshkrimet e nevojshme edhe për seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, shkruan Reporteri.net.
Kusari Lila ka thënë se në bazë të afateve kohore pas seancës për Ligjin për Zgjedhje, do të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për çështjen e presidentit.
“Kemi bërë kërkesën që seancën e jashtëzakonshme ta kemi sot, me temën e vetme amandatimi i Ligjit për Zgjedhje i cili do të shkojë në procedurë të përshpejtuar dhe pastaj në bazë të afateve kohore të shkojmë me një seancë tjetër të jashtëzakonshme për çështjen e presidentit.
Ju informoj se sot ne kemi paraqitur kërkesën për dy kandidatura për president të Kosovës. Kandidatura e parë që ka nënshkrimet e nevojshme është Vjosa Osmani dhe i dyti Nasuf Bejta”, u shpreh Kusari Lila. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.