×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhafer Gashi: Agim Ramadani nuk i takoi asnjë grupimi politik

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 6:58

    Ish ushtari i UÇK-së, Xhafer Gashi, ka folur në emisionin Pressing në T7 lidhur me Betejën e Koshares.


    Kur është pyetur për kahun politik të Agim Ramadanit, të cilin e kishte shok të mirë gjatë luftës, ai ka thënë se Ramadani nuk i ka takuar asnjë krahu politik.

    “Është shumë e vërtetë. Agim Ramadani nuk i takoi asnjë grupimi politik. Kemi qëndruar shumë kohë bashkë edhe në kohës a kemi qenë në Zvicër. Agimi ka qenë poet e shkrimtar. Është marrë me veprime të ndryshme kulturore gjatë kohës atje. Agimi ishte i të gjithëve. Njëjtë ishte edhe Sali Cekaj”, tha ai.

    Tutje ai tregoi edhe organizimin e luftës duke thënë se serbët e përjetuan ferrin në Koshare.

    Ne foto Xhafer Gashi, Agim Ramadani dhe nje luftetar tjeter
    “Mendoj se të gjithë të rënëve u takon lavdia për lirinë që e gëzojmë. Kurse sa u përket deklaratave të ndryshme unë mendoj se kjo është për shkak të prizmeve prej ku e kanë shikuar ngjarjet që kanë ndodhur. Disa edhe politikisht. Lufta ka qenë e drejtuar nga eprorë të njohur dhe të aftë me përvojë edhe në luftëra tjera. Ajo cka ka ndodhur atje është më mirë të pyetet kundërshtari. Jo rastësisht e kanë quajtur “Ferri i Koshares”. Ka qenë ferr për ta. Kemi pasur koordinimi dhe vëzhgime të lëvizjeve të armikut. Lazarevic ka thënë se kanë sulmuar mbi 5 mijë njerëz. Edhe ashtu është dukur. Kur është sulmuar një njëri dhe ka thirrur tjerët, derisa kanë qenë të përgatitur njësia tjetër vetëm ka filluar sulmi dhe i kishim mposhtur”, shtoi ai. /Gazeta Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!